Hiqen posterat me fotografitë e Vuçiç dhe Putin në Zveçan, Sveçla: Imazhe të diktatorëve janë të papranueshme në Kosovë
Në Zveçan largohen billbordet me fotografinë e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe atij të Rusisë, Putin.
“Simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë. Sot në Zveçan janë larguar “billbordet” ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve, të cilat janë të papranueshme në Republikën e Kosovës. Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë për vlerat demokratike dhe orientimin euro-atlantik të saj, ndërkaq si institucione mbesim të përkushtuar për rend e ligj dhe zbatim të kushtetushmërisë në çdo pjesë të vendit tonë. Këto billborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë, nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë”, ka shkruar Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, i cili ka qenë i shoqëruar me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin.
AlbaniaWeb.net