Foto+Emri / Shpallet në kërkim për vrasje shqiptari! Ja kush është i riu që qëlloi për vdekje një person në Londër
Arlind Hashani është i riu shqiptar që akuzohet për vrasjen e Ahmed Jama në Camden të Londrës.
20-vjeçari është shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur më 29 dhjetor 2023.
Viktima u gjet i plagosur me thikë pranë Gaymead në Abbey Estate rreth orës 19:32. 29-vjeçari është dërguar në spital, por disa orë më pas ai ka ndërruar jetë, përkatësisht në 21:55 të mbrëmjes.
Fillimisht u vunë në pranga katër të rinj, si të dyshuar për vrasjen. Më 4 janar, një 21-vjeçar u vu në pranga si i dyshuar për vrasje.
Më 7 janar, një 25-vjeçar u arrestua me dyshimin se po ndihmonte kriminelin. Dy 25-vjeçarë u arrestuan më 17 janar me dyshimin për komplot për të kryer vrasje.
Ata u liruan me kusht, deri në përfundimin e hetimeve. Kryeinspektori i Hetimit, Neil Raëlinson, deklaroi se duhet menjëherë të gjendet shqiptari.
“Ne duhet urgjentisht të gjurmojmë vendndodhjen e Arlind Hashanit. Ai konsiderohet si i rrezikshëm dhe nuk duhet afruar. Kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij duhet të telefonojë policinë”, u shpreh ai.
AlbaniaWeb.net