U arratis nga kazerma/ Vëllai i Madh vendim për Vesën
Siç e kemi parë në shtëpinë më të famshme disa prej banorëve u izoluan në kazermë prej Vëllait të Madh. Mirëpo kjo gjë nuk zgjati shumë pasi njëra prej banoreve u arratis prej atje.
Bëhet fjalë për Vesën, ku produksioni mori një vendim të rëndësishëm për të.
Brenda ambienteve të shtëpisë ditën e sotme erdhi një zarf i kuq i cili urdhëroi që Vesa do të shkojë automatikisht në nominim për javën e ardhshme, dhe ky si një ‘dënim’ për arratisjen e saj nga kazerma.