Tue, Nov 19, 2024

Historike në tenis, një italian triumfon në Australian Open, Sinner përmbys rusin në finale

  • PublishedJanuary 28, 2024

Tenisti italian Jannik Sinner fitoi sot grand slam të Australian Open. Ai mundi 3-2 në finale rusin Daniil Medvedev (3-6, 3-6, 6-4, 6-4, 6-3), një ndeshje që zgjati 3 orë e 45 minuta.

Një fitore me përmbysje e Sinner, që arriti të neutralizojë disavantazhin me dy sete, duke korrur triumfin e parë në një grand slam në karrierën e tij. Atëherë kur dukej e pamundur, 22-vjeçari arrin të rikuperojë, duke nisur një festë të çmendur.

Kjo është hera e parë pas 17 vitesh, që një tenist që nuk është Federer, Nadal apo Djokovic triumfin në turneun e Melburn. Një sukses plotësisht i merituar për Sinner, që në gjysmëfinale pati mundur pikërisht numrin 1 në botë.

Në këtë finale, përballë njëri-tjetrit ishte Medvedev (numri 3 në botë) dhe Sinner (numri 4). Edhe pse rusi ka fituar më shumë herë mes tyre, në 4 përballjet e fundit ka dominuar italiani, përfshi edhe finale e sotme. Ai bëhet tenisti i parë italian që fiton në Australian Open.

Kjo ishte hera e parë për Sinner që dilte në finalen e një grand slam dhe nuk zhgënjeu. Edhe pse e nisi keq ndeshjen, ai rriti ndjeshëm nivelin, duke rikuperuar e triumfuar me meritë.

()

AlbaniaWeb.net