Sat, Nov 16, 2024

Kupa e Shqipërisë për vajza / Apolonia dhe Partizani një hap larg finales

  • PublishedJanuary 28, 2024

Kanë përfunduar ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për vajza, Apolonia – Gramshi dhe Partizani – Tirana.

Takimi i parë gjysmëfinal u luajt të shtunën mes Aplonisë dhe Gramshit. Fieraket nuk e vendosën aspak në diskutim fitoren, teksa triumfuan me rezultatin e thellë 12-0 në shtëpi, duke hedhur një hap të sigurt drejt finales.

Apolonia zhbllokoi rezultatin që në minutën e dytë, ndërsa pjesa e parë përfundoi 6-0. Edhe fraksioni i dytë nuk pati histori, me fieraket që realizuan edhe gjashtë gola të tjerë, për të triumfuar në fund me rezultatin 12-0, teksa Apolonia duket e sigurt drejt finales së madhe të Kupës së Shqipërisë për vajza.

Të dielën u zhvillua edhe ndeshja e dytë gjysmëfinale, derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës.

Vajzat e kuqe triumfuan në “Arenën e Demave” me rezultatin 4-0, duke hedhur një hap të sigurt drejt finales së Kupës së Shqipërisë.

Partizani zhbllokoi takimin në minutën e 16-të dhe kaq mjaftoi për pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë vajzat e kuqe realizuan edhe tre gola të tjerë, fillimisht në të 49-ën, ndërsa një minutë përpara përfundimit të kohës së rregullt shënuan edhe golin e tretë. Në kohën shtesë Partizani realizoi edhe golin e katërt duke vulosur fitoren spektakolare.

Sipas skemës së përcaktuar nga Departamenti i Garave në FSHF, finalistët do të përcaktohen me ndeshje me sistem vajtje-ardhje dhe sfidat e kthimit do të luhen javën e ardhshme.

Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë për vajza

27.02.2024 Apolonia – Gramshi       12-0

28.02.2024 Partizani – Tirana           4-0

AlbaniaWeb.net