Thu, Nov 14, 2024

Maqedonia e Veriut me kryeministër shqiptar! Sot i dorëzohet detyra Talat Xhaferit

  • PublishedJanuary 29, 2024

Për herë të parë në histori, sot në zyrën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut do të ulet një shqiptar; Talat Xhaferi.

Politikani do të udhëheqë qeverinë teknike deri në formimin e qeverisë së re në fund të qershorit, duke çuar vendin drejt zgjedhjeve të njëmbëdhjeta parlamentare më 8 maj, dhe të shtatat presidenciale më 24 prill.

Pranim-dorëzimi i detyrës në mes të kryeministrit në largim Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrit të ri Talat Xhaferi do të bëhet në orën 10:00, ndërsa më pas do të mbahet një konferencë për media.

Qeveria teknike e drejtuar nga Talat Xhaferi, me mandat 100 ditor, u votua dje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut me 65 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim.

Në prezantimin e tij, Xhaferi tha se prioritet në mandatin e tij do të jetë zbatimi i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të ndershme dhe demokratike, sundimi i ligjit dhe respektimi i Kushtetutës, si dhe promovimi i marrëdhënieve strategjike me BE-në, SHBA-të dhe NATO-n.


AlbaniaWeb.net