Thu, Nov 28, 2024

‘Se ka takuar kurrë djalin’/ Ish-partnerja akuza Meritonit

  • PublishedJanuary 29, 2024

Moderatori nga Kosova, Meriton Mjekiqi është një nga personazhet më të përfolur në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ pas afrimitetit me gazetaren Ilnisa Agolli. Dyshja janë parë më të afërt se kurrë ditët e fundit, ku ndër të tjera mbrëmjen e së shtunës shkëmbyen edhe puthjen e tyre të parë në buzë.

Në klipin prezantues të tij, Meritoni përveç karrierës dhe karakterit të tij theksoi se është edhe baba i një djali të cilin e ka mbajtur larg vëmendjes së mediave edhe raportin me të.

Rreth kësaj deklarate ka reaguar edhe ish-partnerja e tij që është dhe mamaja e djalit në një rrëfim të gjatë në Instastory ku thekson se Meritoni nuk i ka dhënë djalit as mbështetje monetare e as atërore pasi nuk janë takuar kurrë.

“Pas se gjithave desha te bej nje sqarim rreth ceshtjes lidhur me Meriton Mjekiqin,njekohesisht babai i djalit tone te cilen mund ta quaj Baba “biologjik” e perdori kete term pasiqe, Meritoni asnjehere nuk e ka takuar djalin e tij live”, shkruan ajo.

IMG 6860 IMG 6861 IMG 6862IMG 6863