Shihet si pasuesi i Mbappe, Rafa Leao thyen heshtjen
Tre pikët e Interit në transfertë përballë Fiorentiës marrin më shumë vlerë pas blofit të dy ekipeve që e ndjekin, Juve dhe Milan, të dy ndjekësit e zikaltërëve ngecën në shtëpi. “Zonja e Vjetër” nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1, një rezultat i kushtëzuar shumë edhe nga kartoni i kuq i Milik. Lajmi i mirë është pa diskutim goli i Vlahovic, me serbin që vijon formën e shkëlqyer.
Nuk bëri më mirë as “djalli”, me Milan që doli me një pikë nga sfida me Bologna. Katër gola të shënuar, 3 penallti, dy të humbura nga ana e Milan, me Giroud dhe Theo Hernandez që gabuan nga pika e bardhë e penalltisë. Kuqezinjtë e Piolit shohin Inter të shkëputur me tetë nga kreu, plus që kanë një ndeshje më shumë se sa Inter.
Pavarësisht shifrave dhe diferencës së madhe me Inter, Rafa Leao beson se mund të konkurrojnë deri në fund: “Futbolli i tillë është, ishim dhe të pafat, por e pranojmë këtë rezultat, tani të mendojmë për Frosinonen”, u shpreh Leao i cili ndër të tjera shtoi se nuk ka ndërmend të largohet nga Milan, të paktën jo për momentin.
Në Francë shkruajnë se Rafa Leao shihet nga drejtuesit e PSG si lojtari ideal për të zëvendësuar Kylian Mbappe, me sulmuesin francez që pritet të transferohet te Real Madrid. Milan mund të qëndrojë i qetë në këtë pikë, edhe nëse Leao largohet, në kontratën e re që portugezi rinovoi pak kohë më parë u përfshi edhe klauzola e tij e largimit prej 175 milionë euro.
()