Thu, Nov 28, 2024

Pse Ju Kruhen Duart Shpesh – Zbuloni Arsyet

  • PublishedJanuary 29, 2024

Përtej besytnive mbi lidhjen e kruarjes së duarve dhe parave, ajo është zakonisht një simptomë e tharjes së lëkurës, flluskave ose puçrave që prekin gjymtyrët.

Ndjesia e pickimit dhe kruarjes vërehet në sipërfaqe të gishtave, nën lëkurë, ose në disa prej gishtave.

Në shumicën e kohës, kruarja e gishtave nuk është një problem shqetësues.

Por, sipas të dhënave të AgroWeb.org, ka disa raste kur kjo simptomë mund të tregojë një problem më të thellë që ka nevojë për vëmendjen e mjekut.

Shkaqet Dhe Simptomat

Ekzema

Ekzema shfaqet kur një njeri prek diçka që ka efekt irritues në lëkurë.

Nëse jeni prekur nga ekzema mund të përjetoni problemet e mëposhtme:

  • Kruarje të duarve dhe gishtave
  • Dhimbje dhe enjtje
  • Përtharje të lëkurës
  • Puçra të vogla të kuqe
  • Skuqje dhe inflamacion

Duke qenë se gishtat dhe duart bien në kontakt me shumë gjëra gjatë ditës, është e rëndësishme që të merrni pak kohë që të kuptoni shkaktarët e këtij reagimi alergjik.

Shkaktarët më të përhapur të ekzemës janë:

  • Parfumet dhe aromat
  • Bizhuteritë ose rripat
  • Bojërat e flokëve dhe deodorantët
  • Disa kremëra për duart
  • Disinfektantët shtëpiakë

Trajtimet Kundër Ekzemës

Mënyra më e mirë për të parandaluar ekzemën është të identifikoni dhe shmangni substancën që ju shkakton alergji.

Psoriaza

Psoriaza manifestohet me njolla të kuqe e grimca të bardha që shpërndahen në disa zona të trupit, përfshirë gishtat dhe thonjtë.

Psoriaza shoqërohet nga:

  • Skuqje dhe inflamacion
  • Lëkurë të plasaritur, të përtharë e të gjakosur
  • Dhimbje

Dëmtimi Nervor Si Pasojë E Diabetit

  • Nervat dëmtohen pas rritjes së nivelit të sheqerit në gjak.
  • Një dëmtim i tillë prek duart dhe këmbët
  • Simptomat përfshijnë:
  • Ndjeshmëri të lartë tek gishtat
  • Mpirje të tyre
  • Dhimbje të gishtave

Sipas të dhënave te AgroWeb.org, kjo sëmundje nuk mund të kurohet por mund të trajtohet duke mbajtur nivelin e sheqerit në gjak dhe duke ndryshuar stilin e jetesës për ta bërë atë më të shëndetshëm.

Zgjidhjet Më Të Mira Kundër Kruarjes Së Gishtave

Hapat e mëposhtëm listuar nga AgroWeb.org, mund të vijnë në ndihmë në trajtimin dhe parandalimin e këtij problemi.

  • Lajini duart rregullisht me sapun
  • Pas larjes thajini mirë me peshqir
  • Zhytini gishtat në ujë të ftohtë për të trajtuar problemin
  • Shmangni përdorimin e produkteve të kujdesit personal që janë të ashpra me lëkurën
  • Mbani doreza kur prekni kimikate dhe lëndë pastruese.
  • Mbani doreza gjatë motit të ftohtë.
  • Përdorni kremëra zbutës hipoalergjikë.

Nëse kurat shtëpiake nuk funksionojnë, konsultohuni me një mjek i cili mund të rekomandojë përdorimin e antibiotikëve apo ilaçeve të tjera./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.