Terapia e Nxehtë dhe e Ftohtë për Artiritin – Këshillat e Duhura
Terapia me të nxehta dhe të ftohta mund të jetë një zgjidhje e përshtatshme për njerëzit me artrit psoriatik që kërkojnë të lehtësojnë përkohësisht dhimbjen e inflamacionit të kyçeve, të relaksojnë nyjet e ngurtësuara dhe të rrisin gamën e lëvizjes. Këto trajtime mund të kryhen në mënyra të ndryshme, qoftë nga një profesionist ose nga vetë në shtëpi.
Aplikimi i nxehtësisë redukton tensionin e muskujve dhe stimulon qarkullimin e gjakut, ndërsa aplikimi i të ftohtit zvogëlon dhimbjen, inflamacionin, ënjtjen dhe dhimbjen e kyçeve. Nëse njëra nuk ju ndihmon, atëherë ju mund të provoni metodën tjetër. E gjithashtu nuk ka asnjë rregull që të përcaktojë se sa shpesh duhet aplikuar terapia.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org jo është një terapi ndihmëse që shkon së bashku me çdo terapi tjetër të artritit psoriatik që sugjeron mjeku juaj.
Si mund të ndihmojë terapia e nxehtësisë me simptomat e artritit psoriatik
Ngrohja e një nyje të irrituar shkakton zgjerimin e enëve të gjakut, gjë që mund të përmirësojë gjarkullimin e gjakut, të oksigjenit dhe të lëndëve ushqyese. Për trajtimin e artritit psoriatik ju mund të përdorni banjat apo dushet e ngrohta, që largojnë presionin nga nyjet dhe muskujt që mbajnë peshë. Për të zgjatur përfitimin këshillohet që të vishni rroba të ngrohta. Mund të përdorni edhe kompresa të ngrohta apo shishet e ujit, por ato nuk duhet të jenë shumë të nxehta.
Terapia me të ftohta
Nëse e teproni me aktivitetin fizik dhe përjetoni skuqje dhe ënjtje të papritur, terapia me të ftohta është zakonisht alternativa më e mirë. Ajo mund të zvogëlojë rrjedhën e gjakut rreth kyçit të prekur dhe të ndihmojë në uljen e inflamacionit. Ju mund të përdorni kompresa të ftohta xheli apo cope, një qese me akull ose perime të ngrira. Sigurohuni që të mbështillni akullin ose perimet e ngrira me një peshqir ose leckë përpara se të aplikoni në lëkurë, për të shmangur djegien nga i ftohti. Mos e lini kompresën e ftohtë për më shumë se 15 minuta në të njëjtin vend.
Mbani mend se edhe pse këto metoda mund të jenë të mira për lehtësim të përkohshëm, ato nuk e shërojnë artritin psoriatik. Kjo është një sëmundje progresive që mund të çojë në dëmtime të përhershëm të kyçeve. Prandaj duhet të merrni mjekimin përkatës nga një mjek specialist. /AgroWeb.org