Sat, Nov 30, 2024

Santiana reagon për herë të parë pas daljes nga ‘BBVK’

  • PublishedJanuary 29, 2024

Santiana, një prej ish-banoreve të ‘BBVK’ ditën e sotme ka reaguar për herë të parë pas daljes nga formati. Rrugëtimi i saj brenda shtëpisë u ndërpre në gjysmë finale.

Me një falenderim tepër të sinqertë për ndjekësit e saj ajo shprehet:

“Miq, FALEMNDERIT! Faleminderit secilit prej jush që më përkrahët mua në lojën time gjatë qëndrimit në Big Brother. Një eksperiencë si kjo nuk harrohet lehtë por ishit ju që ma bëtë edhe më të bukur duke qenë krah meje në të mirë e në të keq, duke shpenzuar kohë e para nga vetja që unë të shijoj këtë aventurë televizive. Faleminderit për dashurinë që ma dhatë edhe pas daljes sime nga Big Brother. Jam e bindur që do jetë vetëm pikënisje e një kapitull të ri, me të papritura, shpresoj të bukura që do t’i ndajmë gjithmonë bashkë, ashtu si eksperiencën që u përmbyll të premten. Ju dua shumë, Santi!”