Sat, Nov 30, 2024

Raporti BERZH: Lidhjet politike në Shqipëri përdoren për të arritur suksese

  • PublishedJanuary 29, 2024

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka deklaruar së fundmi se lidhjet politike ngadalësojnë zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri. Kjo gjetje e BERZH u prezantua ditën e sotme në ambientet e Bankës Kombëtare.

 

“Lidhjet politike shihen ende si një element madhor për të arritur sukses në jetë. Derisa ky element të ndryshohet dhe aftësitë e njerëzve të bëhen më të rëndësishme se lidhjet politike që ato kanë, zhvillimi i sektorit privat do jetë më i ngadaltë”, tha përfaqësuesi i BERZH.

“Për sa i përket standardeve te qeverisjes, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë vende mbrapa krahasuar me anëtarët e rinj të Bashkimit Europian, ne kohen kur ata u anëtarësuan. Ka ende hapa për ta zhvilluar këtë aspekt.”-vijoi më tej ai.

Një problematikë tjetër për zhvillimin konform BE-së janë qasja ndaj ndryshimeve klimatike, e evidentuar në takim nga guvernatori Gent Sejko.

Kreu i Bankës Kombëtare foli gjithashtu për rritjen e ekonomisë në vend, ku tha se ekonomia në Shqipëri ka dalë jashtë parashikimeve të bëra dhe ka ecur tepër mirë.