Mon, Apr 21, 2025

Shpërthen një sasi lënde plasëse në Tiranë, dëmtohet një zyrë noteriale

  • PublishedJanuary 30, 2024

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Ish-bllokut në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në një zyrë noterie.

Burime nga policia bëjnë të ditur se lënda plasëse ishte vendosur në derën e zyrës së noterisë.

Për fat të mirë nuk raportohet për dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Nuk dihen ende rrethanat, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policise

Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.