Thu, Nov 28, 2024

Ministri britanik dha dorëheqjen, zbulon arsyen: Nuk paguaja dot kredinë, rroga ishte shumë e ulët për…

  • PublishedJanuary 30, 2024

Një deputet që dha dorëheqjen nga kabineti qeveritar britanik, vitin e kaluar, deklaroi se ai kishte dhënë dorëheqjen pasi nuk mund të përballonte rritjen e kësteve të kredisë me pagën e tij ministrore prej 120 mijë paundësh.

George Freeman tha se një rritje nga 800 në 2 mijë paundë, e këstit të kredisë së tij, nga ky muaj, ishte një nga arsyet pse ai dha dorëheqjen gjatë rifreskimit të kabinetit qeverisës në nëntor. Deputeti i Norfolkut, roli më i fundit i të cilit ishte ministër i Shkencës, citoi shifrat javën e kaluar në një blog të tij…

Pse unë dhashë dorëheqjen? Një nga arsyet është sepse kësti i kredisë sime rritet këtë muaj nga 800 në 2000 paundë dhe unë thjesht nuk mund ta përballojë këtë kredi me rrogën si ministër. kjo është ekonomi politike. Ne rrezikojmë ta bëjmë politikën diçka që vetëm donatorët e fondeve të besimit, strategët e rinj dhe sindikalistët e dështuar mund ta përballojnë”, tha ai duke shtuar se pesë role të rëndësishme që ai kishte patur nën pesë kryeministra, më herët, e kishin lënë po ashtu të ezauruar, lodhur dhe në depresion.

Freeman që është deputet që nga 2010, merrte një rrogë prej 118.300 paundësh. Shpenzimet financiare të tij u shtuan pas divorcit me gruan, një avokate nga e cila u nda në 2014-ën. Ai paguan shpenzimet e mirëmbajtjes për dy fëmijët e tij si edhe shpenzimet e tyre të edukimit. Freeman, i cili kaloi më shumë se një dekadë në sektorët e shkencave të jetës dhe teknologjisë përpara se të hynte në Parlament, do të jetë tani në gjendje të fitojë më shumë para jashtë qeverisë. Përveç pagës së deputetit të tij prej 86,584 £, ai është i lirë të bëjë edhe punë të dyta. Shumë pronarë shtëpish po përballen me rritje të ndjeshme të pagesave mujore të hipotekave pasi ato vijnë nga marrëveshjet me normë fikse. Kjo vjen pasi normat e hipotekave u rritën dhe vlera e paundit ra në shtator 2022.


AlbaniaWeb.net