Shkëmbi ra mbi banesë dhe i zuri këmbët/ Familjarët apel për ndihmë, nuk përballojnë shpenzimet për kurimin e 25-vjeçarit
Dhimitri Vangjeli është 25-vjeçari i cili arriti të shpëtonte pasi një masiv shkëmbor ra mbi dhomën e tij ndërsa po flinte.
Ndërsa ai po flinte, një masiv shkëmbor rrëshqiti nga mali dhe ra mbi banesën e tij në fshatin Çarçovë në Përmet më 22 janar të këtij viti.
I riu ndodhet në Janinë, ku po merr trajtimet mjekësore, por këmba me të cilën mbajti edhe peshën e shkëmbit është në gjendje kritike.
Familjarët nuk mund t’i përballojnë shpenzimet e kurimit, ndërsa aktualisht ndodhen në qiell të hapur.
Përmes AlbaniaWeb.net, ata bëjnë apel për ndihmë për trajtimet mjekësore dhe për rindërtimin e banesës së dëmtuar.
“Për ne është hapur një gofund, do kishim shumë nevojë në këto momente që të shpërndahej sa më shumë sepse vërtetë ne shpëtuam po dëmi është shumë i madh por dhe rehabilitimi i Dhimitrit do shumë kohë dhe shumë shpenzime. Situata në njërën prej këmbëve e cila ka mbajtur dhe peshën kryesore është më kritike”, tha bashkëshortja.
Për të gjithë ata që mund ta ndihmojë Dhimitrin mund të futen në linkun e gofundme.
AlbaniaWeb.net