Thu, Nov 28, 2024

‘Ishim në bodrum kur na sulmuan’/ Bardhi rrëfehet për luftën në Kosovë

  • PublishedJanuary 30, 2024

Artisti nga Kosova, Bardhi ka ndarë në ‘BBV’ një histori të dhimbshme nga e kaluara, ku për pak humbi jetën dhe familjen e tij në luftën në Kosovë.

Siç tregon ai, ishte vetëm 3 vjeç kur bodrumi ku strehohej me familjen dhe të afërmit u sulmua me granata, por fatmirësisht arritën të shpëtonin. Më i dhimbshëm ka qenë momenti kur dëgjoi në radio se ishte vrarë një grua me emrin e nënës së tij.

“Ne kemi qëndruar në një bodrum 30 veta. U granatua shtëpia kur ne ishim duke ndenjur dhe na shpëtoi Zoti. Helikopterët kur kalonin, isha 3 vjeç e gjysmë. U lëshua një lajm në radio që lajmëroi vdekjen e nënës sime me dy fëmijët, mua dhe motrën. Aty vdiq një grua me të njëjtin emër që ka pasur dy fëmijë tek ai fshat”, rrëfen ai.