Thu, Nov 28, 2024

Frika po shton vaksinimet! Infektimet nga fruthi, prindërit e fëmijëve të pavaksinuar marrin masa

  • PublishedJanuary 30, 2024

Pas shfaqjes së fruthit në vendin tonë duket se prindërit që nuk kishin bërë vaksinën e MMR fëmijëve të tyre janë frikësuar, të gjendur tanimë edhe nën presionin e çerdheve kopshteve kanë  rendur nëpër konsultore për t’i vaksinuar.

“Tre vjeç është fëmija, nuk është vaksinuar se ka qenë me viroza”.

“Po ia bëj se ma kërkojnë tek çerdhja”-shprehen prindërit.

Doza e parë e vaksinës që të mbron nga fruthi dhe nga rubeola  duhet bërë sapo fëmija mbush 12 muaj, pasi presupozohet që deri në atë moshë fëmija gëzon imunitet nga qumështi i gjirit që ka marrë nga nëna, më pas ky imunitet bie. Ndërsa doza e dytë përforcuese bëhet në moshën 5 vjeçare .

“Ka një ndërgjegjësim të  prindërve këto ditë. Javën që kaloi kemi bërë 100 doza të para dhe 60 doza të dyta”-shprehet mjekja Erma Cobaj.

Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse dhe tek fëmijët e pavaksinuar shkakton  temperaturë të lartë, dëmtim të cipës se trurit deri dhe humbje jete. Kjo sëmundje prek edhe fëmijët e vaksinuar por e kalojnë lehtë sëmundjen .


AlbaniaWeb.net