Këto janë dy banoret që do të futen për 24 orë në BBVK
Dinamikat e ngjarjeve në format vazhdojnë, sakaq Mikena dhe Brikenda, janë dy ish-banore të shtëpisë më të ndjekur ‘BBVK’ të cilat pas daljes së Azemit dhe çiftit Ilirjana dhe Ardi do të bëhen përsëri pjesë e shtëpisë për 24 orë.
Hyrja e këtyre banorëve që ka ndodhur përgjatë këtyre ditëve është për shkak të krijimit të disa momenteve të bukura mes tyre dhe konkurrentëve aktual të formatit.
Rikujtomë që ditën e premte është finalja e madhe ku në garë qëndrojnë akoma: Blerando, Edona, Shqipe dhe Lumbardhi.