Fri, Nov 29, 2024

Sjellje të inkurajuara/ Balina Bodinaku kërkon të penalizohen Roza e Ilnisa

  • PublishedJanuary 30, 2024

Balina Bodinaku, ish-opinioniste në “Big Brother Vip 1”, me sa duket e ndjek rregullisht edhe sezonin e tretë. Ajo ka dhënë opinionin e saj në lidhje me banorët e këtij viti dhe sjelljet e tyre të papërshtatshme me njëri-tjetrin. Balina ka vënë theksin tek fjalori i Ilnisës dhe Rozës për Riken dhe Ledjonën. Në një shkrim në Instastory ajo kërkon pezullimin, madje edhe përjashtimin e tyre nga shtëpia.

Si sjella e Ilnisës ashtu edhe ajo e Rozës, përveç se të përsëritura, janë sjellje të toleruara dhe inkurajuara nga Vëllai i Madh. Mendoj se loja nuk do prishej aspak nga penalizimi deri dhe në përjashtim, nëse do jetë e nevojshme, e kujtdo që nga ajo shtëpi shpërndan kaq shumë urrejtje. Krejt e kundërta. Do ta çonte Bigun në krejt nivel tjetër.