Thu, Nov 28, 2024

U përlot pas debatit/ Ilnisa: Për aq pak kohë kaluam bukur bashkë!

  • PublishedJanuary 31, 2024

Në ‘Prime-n’ e mbrëmjes së kaluar u panë një sërë dinamika ngjarjesh. Padiskutim ajo çfarë shihet më shumë në këtë program janë sjellja dhe debatet e ashpëra që banorët kanë me njeri-tjetrin.

Një debat tepër i gjatë ndodhi mbrëmjen e djeshme mes trekëndëshit Ilnisa-Meriton-Rike. Me akuza nga më të ndryshmet, Rike sqaroi se mes saj dhe Meritonit nuk ka asnjë gjë më tepër se shokë.

Menjëherë pas përfundimit të ‘Prime-t’ Ilnisa dhe Meriton e vazhduan bisedën e tyre më gjatë deri sa në një pikë Ilnisa filloi të qajë.

‘Ti u tregove ai që u tregove dhe unë po tregohem ajo që jam. Je njësoj, siç është Graciano je dhe ti. Shokë ai shokë ti. Për aq kohë sa kaluam bashkë kaluam shumë bukur, ishte lezetshëm.’- pasi u përlot në shtrat ajo u shpreh përsëri: ‘Ta kishe menduar më mirë përpara këtë gjë! Ta kishe menduar mirë përpara se të hyje në zemrën e madhe të Rikes.’