Zyrtare, ish-sulmuesi i Milanit rikthehet në Serie A, firmos me Empolin
Ish-sulmuesi i Milanit, Mbaye Niang është rikthyer në Serie A. 29-vjeçari nga Senegali ka firmosur një kontratë me Empolin, e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2024.
Niang ka luajtur së fundmi në Turqi për Adana Demirspor, ndërsa gjatë karrierës së tij ka ndryshuar shumë skuadra. Futbollisti ka veshur fanellën e Caen, Genoa, Watford, Rennes, apo edhe Auxerre. Me kombëtaren e Senegalit, ai mori pjesë në Kupën e Botës 2018 dhe Kupën e Kombeve të Afrikës 2019.
“Klubi i Futbollit Empoli njofton se ka arritur një marrëveshje me Adana Demirspor Kulübü për blerjen e kartonit të futbollistit M’Baye Niang. Lojtari ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2024 me mundësi rinovimi” – Shkruan Empoli. Debutimi i Niang te Empoli mund të vijë me datën 3 shkurt, ndaj Genoas, në përballjen që do mbahet në Stadio Carlo Castellani (Empoli).
📣 𝗪𝗲𝗹𝗰𝗼𝗺𝗲 𝗠’𝗕𝗮𝘆𝗲 𝗡𝗶𝗮𝗻𝗴✍️✅💙
M’Baye Niang è un nuovo calciatore azzurro: attaccante senegalese classe 1994 arriva a titolo definitivo dall’@AdsKulubu pic.twitter.com/PKBCrmNm7x
— Empoli Football Club Official (@EmpoliFC) January 31, 2024
(J.S/)