Nënë e bijë u gjetën pajetë, fqinja: Ornela më tha që kam nënën në spital, të shtunën më kërkoi…
Dhorkë Lulani, fqinja e 2 viktimave, nënë e bijë, të cilat u gjetën të pajeta në banesën e tyre në Korçë, ishte kontakti i fundit me to.
“Me Ornelën (e bija) kam komunikuar të shtunën, ajo më tha që kishte shtruar nënën e saj në spital sepse kishte vështirësi në frymëmarrje. Ornela më kërkoi të shihja nëse e kishte mbyllur derën e banesës së saj apo e kishte lënë hapur. Unë shkova kontrollova derën e shtëpisë së saj dhe i thashë që derën e ke të mbyllur. Gjatë këtyre ditëve kur kam dalë nga shtëpia kam trokitur te dera e Ornelës, por nuk më është përgjigjur njeri edhe pse kur kam parë derën nga afër, më është dukur sikur brenda kishte çelës. U shqetësova sepse me Ornelën nuk po kontaktoja më. Ornela ishte edukatore në Vithkuq, dje dhe sot erdhën kolegët e punës për ta kërkuar, trokitën edhe ata por dera nuk u hap. Unë mora në tel edhe mbesën e tyre por as ajo nuk dinte gjë. Sot erdhi djali nga Greqia, tentoi të hapte derën por dera ishte e mbyllur nga brenda. Më pas me ndihmën e zjarrfikëses dhe policisë dera u hap por i gjetën të pajeta”, tregon fqinja.
AlbaniaWeb.net