Fri, Nov 29, 2024

Rikja e lidhur jashtë shtëpisë? Ja çfarë thotë mikesha e saj

  • PublishedFebruary 1, 2024

Anxhi Qerimi, shoqja e Rikes ka qenë sot e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ku tregoi disa sekrete të jetës së saj private. Ajo thotë se Rikja para se të futej në Big Brother po njihej me dikë tjetër, ndërsa thotë se nuk ka pëlqim as për Meritonin dhe as për Romeon, me të cilët është komentuar si një trekëndësh dashurie. Anxhi shton:

Rikja po njihej para se të hynte, në një periudhë shumë të shkurtër me këtë djalin, por jo se ka ndonjë marrëdhënie jashtë shtëpisë.

A mund të ketë pëlqim për Romeon apo Meritonin?

Nuk e besoj, është keqkuptuar duke qenë se unë e njoh Riken, ajo kështu përqafohet me të gjithë, është thjesht person i dashur, ka një zemër shumë të madhe.

Anxhi tha se ka folur edhe me familjarët e Rikes, të cilët mendojnë se “çdo gjë po shkon shumë mirë.

“Rikja di ti përballojë me delikatesë, nuk ia kemi frikën”, tha ajo.