E 3-ta radhazi, Atalanta nuk ndal hapin as ndaj Lazios, Gjimshiti ia del ndaj Hysaj
9 pikë në 3 ndeshjet e fundit. Atalanta nuk ndalet dhe vazhdon me ngjitjen në kampionat. Në Bergamo, Gjimshiti me shokë dhuruan spektakël para tifozëve të vet, duke mundur Lazion me shifrat 3-1. Pasalic dhe De Ketelaere vendosën ndeshjen në shinat e duhura që në pjesën e parë.
Në të 76-tën, të besuarit e Gasperinit hipotekuan fitoren falë De Ketelaere. Shumë pak për të thënë për Lazion në këtë takim, që realizoi golin e nderit me të zakonshmin Ciro Immobile.
Ky rezultat bën që Atalanta të jetë në vendin e katërt me 39 pikë, në zonën Champions. Në krahun tjetër ,Lazio ku luan Hysaj është larg pritshmërive, vetëm vendi i nëntë.
(J.S/)