Zgjedhjet e 14 majit, kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Kavajën thirrje qytetarëve: T’i bashkohemi marshimit final e të pandalshëm drejt fitores
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fisnik Qosja në një reagim të bërë në Facebook shprehet besimplotë se më 14 maj do të rrëmbejë fitoren përballë kundërshtarëve tij.
“Kemi hyrë tashmë në javën e fundit të fushatës, javën e fitores tonë. Kemi zhvilluar një rrugëtim të jashtëzakonshëm 5 mujor pa asnjë ditë pushim, ku kemi takuar me mijëra mbështetës, miq e qytetar në të gjithë territorin e Bashkisë Kavajë, nga qyteti, në Golem, në Synej, në Luz e Helmas!
Një rrugëtim që është transformuar ditë pas dite në një marrshim të madh qytetar me bindjen se ndryshimi është një domosdoshmëri.
Me bindjen se fitorja jonë është e drejtë dhe e ndershme! Ne nuk do rreshtim së marrshuari asnjë sekondë edhe këtë javë të fundit së prezantuari programin tonë e së shtrënguari duart me qytetarët siç kemi bërë deri më tani!
Do të shkelim çdo pëllëmbë të territorit e do të finalizojmë ndoshta fushatën më të bukur dhe qytetare që Kavaja ka njohur ndonjëherë, ashtu siç i ka hije vendit tonë të bekuar nga Zoti!
I ftoj të gjithë qytetarët e Kavajës, Golemit, Synejit, Luzit të Vogël dhe Helmasit, t’i bashkohen marrshimit tonë final dhe të pandalshëm drejt fitores me 14 Maj. Me 14 Maj, me qetësi dhe qytetari të gjithë bashkë do të fitojmë Kavajën”, shprehet ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb