Thu, Nov 28, 2024

Secili për 7 palë qejfe/ Iliri ironizon Albin dhe Gracianon

  • PublishedFebruary 4, 2024

Së fundmi banorët e ‘BBV3’ kanë zhvilluar një sfidë kërcimi. Me në krye dy koreografët, Albin dhe Gracianon banorët u ndanë në dy grupe dhe nisën provat.

Ndonëse shumë prej tyre nuk kanë dhënë më të mirën e tyre, një mendim si një profesionist ka ardhur me ironi prej Ilir Shaqirit, balerin dhe koreograf shumë i njohur për publikun shqiptar.

‘Secili për 7 palë qejfe. Shikojmë këtë improvizim ku do na çojë. Po përse kokën mbrapa mo Albi, shikojnë ata se je përpara. Aha i ka humbur navigatori këtyre’- është shprehur Iliri në mënyrë ironike.