Thu, Nov 28, 2024

Graciano për Romeon: Unë e kapa me presh në dorë

  • PublishedFebruary 5, 2024

Një debat që ka bërë bujë brenda shtëpisë ka ndodhur dhe mes dy banorëve Romeo dhe Graciano. Mbrëmjen e sotme, gjatë një bisede të zhvilluar me banorët në oborr, Graciano ka komentuar lidhur me Romeon dhe mënyrën e sjelljes së tij brenda shtëpisë.

Sipas Gracianos, e vetmja gjë që Romeo po bën është që po viktimizohet .

‘Është sindroma e viktimizimit. Ai e bëri të gjithë situatën, unë e kapa, si i thonë në gjuhën popullore ‘ me presh në dorë’ . Dhe kur kuptohet e gjithë situata, dhe kur unë të tregoj sesi sillesh brenda shtëpisë dhe ty të dhëmb sepse ashtu është ai përdor kartën e viktimizimit.’- u shpreh Graciano.