Thu, Nov 7, 2024

Rrëzohet helikopteri i ministrisë së Emergjencave në Rusi! Në bord ndodheshin tre persona

  • PublishedFebruary 5, 2024

Një helikopter Mil Mi-8 që i përkiste Ministrisë së Situatave të Emergjencave të Rusisë me tre persona në bord, u rrëzua në një liqen në republikën veriore të Karelias, tha sot ministria, duke shtuar se kërkimet nënujore janë duke u zhvilluar.

Helikopteri po kryente një “fluturim stërvitor”, tha ministria përmes Telegramit, duke specifikuar se ekuipazhi ishte shumë “me përvojë” dhe kishte “mijëra orë kohë fluturimi”.

Sipas ministrisë, rrënojat e helikopterit, i cili u zhduk nga radarët vonë të dielën në mbrëmje, u vunë re 11 kilometra larg bregut të liqenit Onega, i dyti më i madh në Evropë, në një thellësi prej rreth 50 metrash.

Në kërkim janë përfshirë zhytës dhe një mjet nënujor pa pilot me telekomandë, sipas të njëjtit burim, i cili nuk sqaroi nëse anëtarët e ekuipazhit ishin të vdekur apo të gjallë.

Karelia është e ndarë midis Finlandës dhe Rusisë veriperëndimore, midis Detit të Bardhë dhe Detit Baltik, ku Mi-8 u rrëzua.


AlbaniaWeb.net