Thu, Nov 28, 2024

Parlamenti mblidhet pasdite, opozita pret me protesta mazhorancën jashtë Kuvendit

  • PublishedFebruary 5, 2024

Kuvendi mblidhet këtë pasdite në seancën e radhës plenare.

Seanca do të nisë në orën 17:00, në të njëjtën orë kur grupi që mbështet Gazment Bardhin dhe Sali Berishën do të mbajnë një protestë jashtë organit ligjvënës.

Grupi i “Rithemelimit” ka njoftuar se protesta do të nisë që në 16:30, ky është vijimi i aksionit opozitar, pasi ky grupim kërkon ngritjen e komisioneve hetimore dhe ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore. Me këto kërkesë, opozita prej javësh shkakton kaos në seancat plenare, duke penguar zhvillimin normal të rëndit të ditës nga përdorimi i tymuesve, flakadanëve, zhurmuesve e bilbilave.


AlbaniaWeb.net