Thu, Nov 28, 2024

‘Më ke prekur, s’merrem dot vesh me ty’/ Erjolës si del e keqja me Romeon

  • PublishedFebruary 5, 2024

Në spektaklin e së shtunës një nga debatet që mori më së shumti vëmendje ishte ai i Erjolës dhe Romeos. Ky i fundit i tha se nuk ka argumenta në gjërat që thotë dhe do të ishte më mirë të qëndronte te vajzat ‘e lezetshme’, epitet i cili duket se e ka prekur Erjolën.

Në një bisedë të bërë mbrëmjen e djeshme në oborrin e shtëpisë, Erjola i drejtohet Romeos duke i thënë se është ndër të paktët banorë që nuk merret vesh, ndërsa i kujtoi se edhe nëse do të donte të ndryshonte raport me të nuk do të mundte, pasi e ka prekur.

Ky i fundit, i është kthyer duke i thënë se nuk është e vetmja që preket në diskutimet që bëjnë.

Biseda e plotë në videon më poshtë: