Prokurimet “me kompjuter”! Ligji i ri parashikon përdorimin e Inteligjencës Artificiale për tenderat
Ligji i ri për prokurimet publike, i cili do të prezantojë disa koncepte të reja në fushën e tenderave, kaloi këtë të hënë në Komisionin e Ekonomisë.
Kështu, qeveria do të marrë përsipër që të ndërtojë një sistem të qendërzuar të operuar nga Inteligjenca Artificiale, që do bëjë në mënyrë automatike vlerësimin e kritereve si dhe më pas zgjedhjen e fituesit të tenderit. Gjithashtu ligji i ri do të përjashtojë operatorët që nuk kanë të regjistruar një pronar përfitues, si dhe ata të dënuar me vendim gjykate.
Përjashtohen automatikisht kompanitë që do të kapen në shkelje me pagat e punonjësve. Ligji parashikon edhe ngritjen e një Organi Qendror Blerës në varësi të Këshillit të Ministrave, që ka të drejtën t’u marrë enteve prokuruese të drejtën e zhvillimit të një gare. Ndryshime ka edhe për afatet e ankimimit dhe skualifikimit të një operatori nga gara.
AlbaniaWeb.net