Thu, Nov 28, 2024

‘Nuk i nxorra shpatat’/ Intervista e parë e Lumbardhit pas fitores

  • PublishedFebruary 5, 2024

Fituesi i “Big Brother Vip Kosova”, Lumbardh Salihu ka dhënë intervistën e parë pas fitores! Ai ka treguar sfidat e kësaj eksperience dhe emocionet, teksa si më të bukurin veçon lidhjen me Kaderin për të cilën shprehet se është shumë me fat që janë bashkë.

Pjesë nga deklarata:

I kam pranuar sfidat e jetës dhe e tillë ishte edhe ‘Big Brother’. I kam respektuar edhe detyrat që ka caktuar ‘Vëllai i Madh’. E kam patur inatin në lojë, më pëlqen t’i shijoj sfidat në maksimum.

Unë e kam marrë parasysh që publiku mund të mos e pëlqente lidhjen time me Kaderin brenda, pasi aty vëzhgohet çdo lëvizje, çdo gjë dhe nuk është etike të krijosh një lidhje në një format televiziv. Edhe një keqkuptim i vogël, bëhet shumë i madh.

Unë dhe Kaderi, kemi biseduar të qetë dhe dashuria na ka mbajtur njejtë. E kemi gjetur vërtetë njëri-tjetrin. Është një vajzë fantastike, me një zemër shumë të mirë dhe shumë e kujdesshme. Ka treguar respekt dhe jam shumë krenar që e kam Kaderin të dashur.

Ka qenë presion para se të hyja në ‘Big Brother’, sepse kur lexova emrat e konkurrentëve unë nuk e kam parë veten si një person që mund të hyjë me një rol në atë shtëpi, por kur hyra brenda jam përshtatur gradualisht, jam munduar mos t’i nxjerr shpatat shumë shpejt.

Jam munduar të lexoj mesa rreshtave dhe të kuptoj mendimin e opinionistëve. Paskam bërë lojë perfekte, përderisa dola fitues.

Me Edonën prej ditës së parë i kam thënë, e di çfarë jete ke patur je paragjykuar, por është momenti të tregosh veten dhe karakterin. Ka luajtur një rol shumë të mirë e na ka kënaqur me personalitetin e saj. Sa më të komplikuara janë karakteret aq më shumë të zgjohet kurioziteti t’i njohësh.

Në shtëpi kemi qenë si familje sepse në jetën e përditshme koha nuk të premton për të njohur dikë aq mirë sa në ‘Big Brother’, çoheshim bashkë, hanim bashkë, çdo gjë e përjetonim bashkë.