“Të kërkova letrat e mjetit moj motër, jo këto të tjerat”/ Gruaja me BMW luksoze tenton të korruptojë policin rrugor, i vihen prangat
“Të kërkova letrat e mjetit moj motër, jo këto të tjerat”/ Gruaja me BMW luksoze tenton të korruptojë policin rrugor, i vihen prangat (video)
Brenda 48 orëve janë arrestuar pesë drejtues mjetesh, pasi tentuan të korruptonin punonjësit e policisë rrugore në Tiranë.
Mesohet se një ndër to ka qenë edhe një grua e cila u ndalua për shkelje të rregullave të qarkullimit. Ajo ka tentuar t’i japë punonjësit të policisë 20 mijë lekë, për të vazhduar punën e saj, por përfundoi nën pranga.
Në video shihet kur 39-vjeçarja numëron paratë, ndërkohë që polici i kërkon letrat e makinës. Kur ajo ia jep lekët së bashku me lekët, polici thotë: Më jep vetëm letrat. Ndërkohë që tregon para kamerës së policisë 20 mijë lekëshin ryshfet.
Polici: Po këto për çfarë mi dhe?
A.K: Për të pirë një kafe.
Polici: Këto jo, letrat e mjetit dhe siguracionit.