Buta bëhet baba për herë të parë/ Emri që reperi i ka vendosur vajzës
Reperi nga Kosova, Betim Januzaj, i njohur me emrin e artit si Buta, ndau sot lajmin e gëzuar se është bërë baba.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai me anë të një Instastory në faqen e tij zyrtare ku tregon edhe emrin e vajzës së tij, të cilën e ka quajtur Irina.
Kujtojmë se Buta ka rreth pesë vite lidhje me partneren e tij, Fjolla. Para tre vitesh ata e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, ndërsa tani një anëtare e re i është shtuar familjes së tyre.