Sat, Nov 23, 2024

Zgjedhjet e 14 majit, Meta nga Kurbini: Të gjithë kundër sektit të Rilindjes, në takim edhe ish-kryetari i PS

  • PublishedMay 8, 2023

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me banorët në Kurbin në kuadër të zgjedhjeve lokale.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka shkruar se në takim ishin edhe socialiste të ndershëm, teksa përmendi ish-kryetarin e Partisë Socialiste, Bektash Zeneli. ‘Pas pranverës vjen behari’, ka shkruar Meta.

Postimi i plotë:

Pas Pranverës vjen Behari!

Behar Haxhiu frymëzon Ndryshimin në Kurbin dhe është e vetmja zgjidhje për t’ua kthyer Bashkinë të gjithë bashkëqytetarëve të tij pa asnjë dallim.

Ndaj me ne sot në Skuraj ishin edhe shumë socialistë të ndershëm si ish-Kryetari i PS-së, Bektash Zeneli.

Të gjithë kundër sektit të Rilindjes!

Të gjithë për Transparencë dhe Llogaridhënie.

BashkëFitojmë!