E papritur/ Bardhi ‘i rrëmben’ puthjen në buzë Sarës
Çifti Sara dhe Bardhi, mbrëmjen e sotme janë thirrur në dhomën e rrëfimit ku fillimisht kanë parë një klip me momentet e tyre më të bukura brenda shtëpisë dhe më pas kanë komentuar rreth tij.
Teksa panë klipin, një moment tepër romantik erdhi mes çiftit.
Bardhi arriti “t’i rrëmbente” puthjen e parë në buzë Sarës, një moment ky tepër emocionues dhe për banorët e tjerë të cilët brohoritën prej gëzimit.
Tani zyrtarisht Bardhi dhe Sara janë çifti i dytë brenda shtëpisë, pasi çifti i parë zyrtar janë Ilnisa-Meriton.