E quan ish të dashurin llafazan! Bardhi- Sarës: Nëse Endriku të provokon në ndonjë pikë, mos u përziej
Hyrja e Endrik Bebës në BBV3 ka trazuar ujërat!
Pas Primes Bardhi dhe Sara kanë diskutuar hyrjen e tij, ku mesa duket nuk i ka pëlqyer dhe aq shumë. Sara tregon se Endriku është “llafazan dhe duhet të kenë kujdes”. Ndërsa Bardhi shprehet se edhe nëse provokohet, të mos përzihet dhe reagojë.
Sara: Nuk është tek gjëja, para nëntë viteve. Është tek personi dhe tek lloji i personit që është. Është shumë llafazan ( e bën me shenjë, me dorë). Ti e di shumë mirë që edhe kur kam pasur të drejtë, e ke parë që nga mënyra se si e rrotullojnë situatën, e kam parë një herë atë derën atje. Unë vetë e kam në karaktare kur gjërat janë serioze, jo lojë siç u futa herën e parë, edhe në jetë kur sfidat janë serioze që më përziejnë ditën, t’i parandaloj. Rikujtohu që të thashë para pesë fjalive që është tek personi (llafazan). Je në një vend që jo të gjithë njerëzit janë me mua dhe mendojnë që kam të drejtë.
Bardhi: Mos bëj panik, qetë çfarëdo që të ndodhë. S’kam asnjë kundër teje, kundër të kaluarës, kundër atij, inshallah kalon sa më mirë. Se provokon në ndonjë pikë, mos u përziej. Ke pasur çfarë ke pasur respekt për të, nuk kam asnjë gjë.
Sara: Nuk do më shohësh në asnjë moment që të fut xixa, më shih në sy, kurrë.
Bardhi: Mbaroj.
AlbaniaWeb.net