NBA/ Humbasin ekipet e kreut, Clippers marrin vendin e parë në Perëndim
Dy ekipet e kreut në Konferencën e Perëndimit në NBA kanë humbur në ndeshjet e fundit dhe për pasojë vendin e parë e ka marrë Los Angeles Clippers. Ekipi kalifornian u ngjit në krye pa luajtur pas humbjes së Minnesota-s dhe Oklahoma-s.
Minnesota u mund jahstë fushe 129-123 nga Chicago Bulls pas kohës shtesë, sfidë ku për vendasit DeRozan dhe White realizuan nga 33 pikë secili, duke i bërë të pavlefshme 38 pikët e Edwards për miqtë.
Ndërsa Oklahoma u mund 124-117 nga Utah Jazz , ndeshje me rivalitet, ku për vendasit u dallua Markkanen me 33 pikë e 11 rebound. Shai dhe Williams bënë shumë mirë për Oklahomën, duke shënuar 54 pikë, por në fund vlejtën vetëm për statistikë.
Ndërsa në Lindje vjen humbja e dytë radhazi për Milwaukee, që u mund në transfertë 114-106 nga Phoenix. Booker me 32 pikë dhe Durant me 28 bënë diferencën në parket, duke i bërë të pavlefshme 34 pikët e të zakonshmit Antetokounmpo. Për pasojë, Bucks bien në vendin e katërt, duke humbur kontaktet me kreun.
()