Eurodeputetes greke të akuzuar për “Katargate” i mbyllet “goja” për mediat, avokati: Po foli rikthehet në burg
Politikania greke Eva Kaili, e cila po hetohet mbi akuzat për korrupsion në dosjen e ashtuquajtur “Katargate” mund të përballet me pasoja ligjore nëse flet në media për skandalin.
Kaili, e cila është një eurodeputete aktive dhe ish-zëvendëspresidente e Parlamentit Evropian, rrezikon të rikthehet në burg nëse bën ndonjë koment, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, në lidhje me çështjen e saj në media,” tha një nga avokatët e saj në një email për një komision të Parlamentit Evropian.
Skandali i Katargate shpërtheu kur autoritetet zbuluan çanta me para në shtëpitë dhe zyrat e disa anëtarëve dhe ndihmësve të Parlamentit Evropian në dhjetor 2022, mes të cilëve ishte Kaili dhe partneri i saj dhe ish-asistenti parlamentar Francesco Giorgi.
Kaili, e cila pohon se është e pafajshme, u arrestua në flagrancë nga autoritetet belge për përfshirjen e saj të dyshuar në skandal dhe akuzohet për pastrim parash, korrupsion dhe bashkëpunim me Katarin, Marokun dhe Mauritaninë për pagesa, në mënyrë që këto vende të mund të merrnin trajtim preferencial në Parlamentin Evropian.
Në total, katër persona janë përfshirë në skandal dhe autoritetet e zbatimit të ligjit kanë konfiskuar 1.5 milionë euro para në Belgjikë, Itali dhe Greqi.
AlbaniaWeb.net