‘Unë s’do të isha…’/Roza rrëfehet e prekur për motrën që ka ndërruar jetë
Pas spektaklit të djeshëm, Gazi ka vendosur që t’i lexojë dorën Rozës, ku në një moment ai thotë ‘ka qenë dhe një fëmijë tjetër, ka pas jetën e shkurtër’.
Ajo më pas ka rrëfyer një histori personale dhe të dhimbshme që ka ndodhur në familjen e tyre. Roza u shpreh se para se të lindte ajo, Rita Lati ka lindur një vajzë që ka ndërruar jetë 40- ditëshe.
Sipas saj, motra ka ndërruar jetë papritur nga temperatura e lartë. Roza shton se këtë histori nuk e ka treguar më parë as ajo dhe as nëna e saj.
“Motra ime ka ndërruar jetë 40 ditëshe, para se të lindja unë. Tila Lati, po të jetonte ajo unë nuk do jetoja. Ajo ka ndërruar jetë 40 ditëshe bebe. Traumat e mamit”, tha Roza.