Wed, Nov 27, 2024

“Jam rritur pa baba, me partneren u njoha në…”/ Rrëfimi i Endrik Bebës

  • PublishedFebruary 7, 2024

Endrik e ka nisur ditën e parë të qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother Vip” me rrëfime personale. Në një bisedë në oborr me Françeskën, ai tregon se me bashkëshorten janë njohur më një ceremoni mortore nga ku më pas kanë vazhduar njohjen.

Ai gjithashtu ka treguar se është fëmijë i vetëm në familje dhe është rritur pa baba, ndërsa miqtë kanë zëvendësuar mungesën e një vëllai që ka patur gjithmonë dëshirë ta kishte.

Pjesë nga rrëfimi:

Jam fëmijë i vetëm dhe jam rritur pa baba! Mamaja s’ka patur më njeri në jetën e vet. Me bashkëshorten jemi njohur në varrim.

Me bashkëshorten jemi njohur në varrim. Ka qenë njohja dhe pastaj mbas disa kohësh kemi patur mundësi që të fillonim të flisnim prap me njëri-tjetrin.

Madje unë kam qenë dhe pak i mërzitur por kam patur një koncert një natë më përpara dhe kam qenë në qejf, impakti i parë në bisedë, pyetja që më ka bërë Klea është: ‘Ju jeni diplomat?’

E kam parë dhe i kam thënë: ‘Goce, asgjë në lidhje me diplomatin, është komplet e kundërta’ dhe pastaj jemi takuar më mbrapa.

Unë jam çun i vetëm, s’kam patur as motër as vëlla. Vetëm unë kam qenë. Kur kam qenë i vogël kam patur gjithmonë dëshirë të kisha një vëlla
Duke qenë se babai më ka lënë mua 1 vjeç, mami s’ka patur më njeri në jetën e vet dhe ka qenë e pamundur. Por që e kam patur shumë qejf të kisha një vëlla, normalisht pastaj fillon njihesh me shoqëri sidomos kur ke shumë kohë me një person fillon afeksionohesh e konsideron si vëlla
Mua më ka dhënë zoti të paktën dy-tre miq të tillë që i kam si vëllezër.