Nga një grup i vetëm në play-off, ja si do të ndryshojë Champions League
Siç dihet, Champions League sezonin e ardhshwm do tw ndryshojw format, ku do tw ketw jo mw 32 skuadra, por 36 tw tilla. Renditja sezonale e UEFA-s u jep një vend shtesë dy kampionateve më të mira. Në grup luhen 8 ndeshje në vend të 6 të zakonshmeve.
Nuk ka ndeshje të kthimit, por 8 kundërshtarë të drejtpërdrejtë të vendosur nga shorti. 36 skuadrat do të renditen në 4 grupe me nga 9 në bazë të renditjes së klubeve, me kampionwt e ligave si koka grupi. Secila skuadër do të çiftëzohet me 2 rivalë nga çdo grup, një në shtëpi dhe një jashtë.
Pasi grupi të përfundojë, 8 më të mirat në renditje shkojnë direkt në raundin e 1/16-ta. Ata nga vendi i 9-të në të 16-të përballen me ata nga vendi 17-24. 8 fituesit arrijnë në 1/8-at finale. Skuadrat qw eliminohen nuk kanw mundwsi mw tw zbrezin nw Europa League.
Do të ketë vetëm një short, ai i gushtit pasi pwrcaktohen 36 ekipet. Minimumi 15 ndeshje për të fituar Champions League, ndryshe nga 13 qw luheshin mw parw. Sistemi i ri gjithashtu revolucionarizon Europ dhe Conference League. Edhe kwto dy turne do të kenë të njëjtën formulë me 36 ekipe. Mbetet vetwm pwr t’u parw se si do tw funksionojw nw realitet.
()