Rreth 500 mijë të huaj vizitojnë Shqipërinë vetëm në janar, shifrat 30% më të larta se në 2023
Pas arritjes së shifrës rekord, të mbi 10 milionë turistëve që erdhën në Shqipëri në vitin 2023, viti 2024 ka nisur akoma më mirë.
Të dhënat zyrtare flasin për 489.599 vizitorë të huaj, që kanë ardhur në vendin tonë, në muajin e parë të këtij viti. Kjo shifër është 30% më shumë se janari i vitit 2023, ku Shqipërinë e vizituan 377.211 turistë.
Ndërkohë që nëse shohim shifrat e 2022 ku u regjistruan 194.237 shtetas të huaj, janari i këtij viti është më shumë se 2.5 herë më shumë se dy vjet më parë. Treguesit e muajit të parë 2024 tregojnë se rekordi i vitit të kaluar, i mbi 10 milionë turistëve do të tejkalohet gjatë këtij viti.
Vizitorët e huaj
Janar 2024 (+30%)
489,599
Janar 2023
377,211
Janar 2022
194,237
AlbaniaWeb.net