Sat, Nov 30, 2024

Ndalohet kamioni me dinarë në kufi, Bislimi: Serbia po synon krijimin e tensioneve në Kosovë

  • PublishedFebruary 7, 2024

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar pasi Banka Qendrore e Serbisë ka dёrguar njё kamion me para në kufi për t’i futur në Kosovë. Bislimi përmes një shkrimi tha se rregullorja e BQK-së parashikon saktë se kush mund të dërgojë para në Kosovë, teksa ka akuzuar Serbinë për nxitje të tensioneve.

Bislimi përmes një postimi në Facebook, tha se personat që transportonin dinar serb u prezantuan me kredenciale tё njё kompanie inekzistente dhe se ato po i dërgonin “tek njё entitet poashtu inekzistent nё Kosovё”.

Si pёrgjigje ndaj kёsaj, sot Banka ekuivalente e Serbisё (njё ditё para mbledhjes sё thirrur tё Kёshillit tё Sigurimit), ka dёrguar njё kamion me para (plot 117.000.000 dinarё) nё kufi, nё pёrcjellje tё individёve qё prezantohen me kredenciale tё njё kompanie inekzistente, me pretendimin qё paratё duan t’i dёrgojnё tek njё entitet poashtu inekzistent nё Kosovё dhe pёr interes tё pёrfituesve, emrat e tё cilёve as i dijnё e as nuk i kanё. Paramendojeni njё paralele ku para inspektorit doganor, shfaqet njё kamion me mallra tё konsumit tё pёrditshёm, nga individё qё prezantohen nё emër tё kompanive inekzistuese, dhe pretendojnё qё mallin janё duke e dёrguar tek njё kompani, e cila poashtu nuk figuron askund nё regjistrat zyrtarё tё shtetit”, ka shkruar Bislimi.

Që nga 1 shkurti, në Kosovë ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila parashikon që euro të jetë valuta e vetme për pagesa në Kosovë, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.


AlbaniaWeb.net