Aksident në Itali, humb jetën 24-vjeçari shqiptar, dy të plagosur
Aksident tragjik është raportuar në Itali. Mësohet se një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, ndërsa dy të rinj mes të cilëve edhe një 23-vjeçar shqiptar kanë mbetur të plagosur pas aksidentit të ndodhur në rrugën via Banfi dhe via Graziadei.
Mediat italiane shkruajnë 24-vjeçari shqiptar ishte pasagjer në automjetin ‘Mercedes CLK’.
Drejtuesi i automjetit ishte një 19-vjeçar me origjinë rumune, i cili humbi kontrollin e automjetit dhe më pas ka dalë nga rruga është përplasur me një pemë. 19-vjeçari si pasojë e përplasjes gjithashtu ka mbetur i plagosur.