Sat, Nov 23, 2024

“Më 14 maj merr fund monizmi vendor”, Meta takim me delegacionin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë: Partneriteti mes nesh, i rëndësishëm për PL

  • PublishedMay 8, 2023

Kreu i Partisë së Lirisë ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me delegacionin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, të kryesuar nga presidenti i këtij Këshilli, Ambasadori Timothy Chorba.

Në një postim në Facebook, Meta u shpreh se i ka bërë të qartë delegacionit që në 14 maj në Shqipëri merr fund monizmi në pushtetin vendor.

“Kënaqësi e veçantë të takohesha sot në Tiranë me delegacionin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, të kryesuar nga presidenti i këtij Këshilli, Ambasadori Timothy Chorba.
I sigurova se në 14 Maj në Shqipëri merr fund monizmi në pushtetin vendor, për t’i dhënë jetë Ndryshimit të madh që do të ndalojë shpopullimin.
Vlerat dhe demokracia amerikane, inspirim për të luftuar çdo ditë autokracinë, duke dedikuar të gjitha energjitë për të shpëtuar dhe fuqizuar demokracinë shqiptare.
Partneriteti strategjik midis SHBA-ve dhe Shqipërisë është shumë i rëndësishëm për Partinë e Lirisë dhe do të forcohet edhe më shumë në të ardhmen”, shkroi Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.