Sat, Nov 23, 2024

Opera solemne “Gjergj Kastrioti, Kryezot i Arbrit” në skenë Vaso Tole: Për vepra madhore duhet mecenatizëm shtetëror

  • PublishedMay 8, 2023

Pesë vite nga një konkurs mbarëkombëtar për krijimtarinë muzikore, vepra fituese, Opera “Gjergj Kastrioti, Kryezot i Arbrit” vjen në skenën e Teatrit.

Pjesa është kombinim i Operas dramatike me 1 personazh që rrëfen jetën e vet, përjetësia lidhet me strukturën e meshës solemne tha kompozitori i saj Vaso Tole, nënkryetar i Akademisë së Shkencave.

“Kjo është vepra e parë e këtyre përmasave, me orkestër simfonike, me kor, me solistë, që vihet në skenën e Teatrit. Dhe arsyeja se pse ka kaq pak vepra, pra në 30 vjet 3 vepra, do të thotë që ka munguar mecenatizmi shtetëror. Duhet që shteti për vepra që duan impenjime të tilla, si kor, kostume, skena, të ketë planifikime”, tha Vaso Tole.

Vepra me libret nga Fan Noli e ka premierën ditën e Europës dhe bashkon artistë nga Shqipëria e Kosova dhe përkon me 555 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar.

“Veç solistëve që gjithnjë dalin dhe duken në skenë një peshë karakteristike në këtë vepër e ka kori.

Ndaj kjo është arsyeja që filarmonia vjen te ne, por do shkojmë edhe ne atje, sepse më 17 maj do jemi në Kosovë

Solistë janë Artur Vera, Gerald Murrja, Eva Golemi dhe Amelda Papa. Pjesa ka motive nga folklori, por dhe bizantine.

“Mendoj se ka edhe ndikime të muzikës bizantine kishtare në Shqipëri dhe mos harrojmë që teksti është i Fan Nolit, që ka qenë kryepeshkopi i parë në Shqipëri”, Artur Vera.

Artistët thonë se si opera moderne ka kërkuar shumë punë dhe po ashtu, përgjegjësi e besim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.