Fri, Nov 29, 2024

“Nuk do të rikandidoj”, Ceferin hedh poshtë idenë e Boban, sulmon edhe Superligën

  • PublishedFebruary 8, 2024

Zvonimir Boban pak ditë më parë lëshoi akuza të forta ndaj Ceferin, duke shtuar ndër të tjera se po ndryshon statusin e UEFA-s me qëllim që të rikandidojë sërish si president, por në mënyrë surprizë, Ceferin konfirmoi të kundërtën: “Jam i lodhur, larg familjes time prej një kohë të gjatë. Kam vendosur se nuk do të rikandidoj në 2027”, u shpreh presidenti i UEFA-s duke akuzuar më pas edhe ideatorët e SuperLigës:

Ceferin
Ceferin

“UEFA feston 70 vjetorin, 70 vite histori, traditë, pasion dhe unitet. Në këto momente disa persona po përpiqen të na godasin, po përpiqen të ndryshojnë këtë model evropian futbolli, pavarësisht suksesit të sajë. Klubet janë të lira të futen në kompeticione të reja, askush nuk i ka ndalur kurrë. Mund të bëjnë çfarë të duan, edhe të bashkohen me Zombi League, ashtu siç e quajnë tifozët anglez, por ky është një projekt i rrezikshëm, një projekt që synon të pasurojë vetëm më të pasurit, por tifozët nuk janë budallenj, tifozët e dinë se futbolli nuk është në shitje”, u shpreh ndër të tjera Ceferin.

()

AlbaniaWeb.net