Sat, Nov 23, 2024

“Rama u fsheh pas gishtit, nuk iu dorëzoi listën me mediat e gjobitura”, Genc Burimi për intervistën me Reporterët pa Kufij: Thellësisht të shqetësuar për sulmet ndaj “Hysenbelliu Group”

  • PublishedMay 8, 2023

Analisti Genc Burimi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka komentuar zhvillimet më të fund në vend dhe lirinë e medias.

Ai ka deklaruar se referuar intervistës së bërë për Reporterët pa Kufij në lidhje me raportin për vendin tonë, situata e mediave në vend është përkeqësuar, aq më tepër në aspektin e ndikimit të politikës, ku vendi ynë ka humbur 3 pikë.

Më pas Burimi është ndalur tek sulmet e bëra ndaj mediave të Hysenbelliu Group, pyetje e cila ishte pjesë e intervistës, ku Reporterët pa Kufij deklaruan se ishte një proces në hetim e sipër.

Sipas tij Reporterët pa Kufij po tregohen të kujdesshëm për të plotësuar dokumentacionin e duhur, në mënyrë që kur të kenë një qasje ndaj qeverisë në lidhje me gjobat ndaj mediave të Hysenbelliu Group dhe urdhrin për largimin nga godina ku News24 është vendosur për 20 vite, të jenë të qartë dhe me dosje të plota.

Pjesë nga diskutimi:

Genc Burimi: Selia e Reporterëve pa Kufij ishte në Paris, unë dhe një kolegu im morëm intervistën, duhej një lexim përtej notës për Shqipërinë.

Klasifikimi që i bëhet në vendi në indeks, ka dy anë, vendin që zë si shtet në klasifikim në krahasim me vendet e tjera, vend që varet jo vetëm për meritën tënde por edhe nga problemet e vendeve të tjera.

Për rregulluar këtë indikator të parë shtohet nota e dytë ku shteti nuk krahasohet me vendet e tjera por me veten e tij një vit më parë.

Reporterët pa Kufij marrin pesë fusha, politika, siguria fizika, legjislacioni mbi mediat, treguesi ekonomik dhe ai social. Të pestë elementët japin notën e dytë që është më i rëndësishëm si tregues se ai i pari.

Ai që ndodh tek 5 kriteret, më i rëndësishëm është ai politik, që në rastin tonë është përkeqësuar sepse kemi humbur 3 pikë.

Siç thuhet në intervistë, nëse do jepej një notë vetëm në këtë kriter, Shqipëria do ishte në vendin 148.

Më e pakta kemi bërë stanjacion, për të mos thënë jemi zmbrapsur.

Gjë që ka ndodhur edhe në aspektin ligjor

Kur Rama i tha gazetarëve do shkosh për riedukim, e zbeh kriterin politik sepse është politika që cënon gazetarinë.

Edhe nëse thua e bëra për humor, tjetri nuk me merr ashtu sepse e përjashtove.

Ina Qirjo: Sa i përket treguesit ligjor. Cilat janë zhvillimet pozitive dhe ato negative?

Genc Burimi: Pozitive, Reporterët pa kufi shohin zmbrapsjen e qeverisë në paketën ligjore kundër shpifjeve. Iniciativë që mund t’i bënte shumë dëm gazetarisë. Qeveria në vend ka krijuar Agjencinë e Komunikimin me mediat e kjo shihet si diçka e keqe, sepse centralizon komunikimin e qeverisë, por duke i dhënë të gatshëm kasetat gazetarëve nuk i “lejon” të bëjnë punën e vet.
Për shembull ardhja nga Afganistani natën të refugjatëve, nuk u lejua asnjë gazetar dhe pamjet u dhanë të gatshme. Kjo nuk ndodh në demokraci por vetëm në diktaturë.
Vetëm në diktaturë jepen të gatshme pamjet, në vende demokratike duhet të shkojë gazetari vetë të filmojë, dhe të krijojë opinionin e tij.

Ina Qirjo: Sulmet kibernetike, iu ndalua gazetarëve të transmetojnë informacioneee nga ana e Prokurorisë. Ç’mund të na thoni për këtë?

Genc Burimi: Në një shtyp të lirë nuk ka tabu, nuk i takon Prokurorisë të vendosë kush është e mirë publike. Më vonë e kuptuam që ishin të dhënat e TIMS dhe përfshihet edhe ministri Ahmetaj dhe dyshimet për udhëtimet e tij dhe dyshime për përfitime nga paratë e inceneratorëve.

Sulmi ndaj mediave dhe News24, Reporterët pa Kufij janë pyetur për këtë çështje e kanë thënë jemi në fazë hetimi. Cila ishte përshtypja që ju krijua gjatë intervistës?

Ishte një moment ku i intervistuari ynë u gjet në një moment jo të rehatshme. Madje thotë mos kujtoni se ka konspiracion, sepse pyetja ishte një habi e dyfishtë nga ana jonë, përse në raport evokohet rasti i rojës që u vra tek Top Channel si atakim të media, ndërsa nuk evokohet asnjë element për sulmin ndaj mediave të Hysenbelliu Group, me gjoba dhe News24 ka marrë urdhër për tu larguar nga godina ku është prej 20 vitesh, sepse na mbaroka kontrata.
Na u desh të bënim dy herë pyetjen që të merrnim përgjigje. Në raportin e vitit të ardhshëm presim detaje. Shprehën shqetësimin maksimal, për gjobat dhe dëbimin nga ndërtesa. I kërkuan listën qeverisë Rama të mediave që janë gjobitur dhe bazën ku është bazuar gjobë, dokument i rëndësishëm sepse do kuptohej se përse janë gjobitur dhe që janë gjobitur vetëm mediat kritike.

Na u tha që qeveria u fsheh pas gishtit dhe nuk tha nuk mund të japim listën pa pëlqimin e pagës së gjobitur.
më pëlqen që Reporterët p Kufij nuk e lëshojnë këtë rast, dhe nëse të qepen ato tregon se qeveria sprapset.
Na u krijua përshtypja se Reporterët nuk deshën ta shmangin rastin por duan të plotësojnë dosjen që të jenë më të qartë në qëndrimin e tyre.
Sa më shpejt elementët që reporterët pa Kufij ju kërkojnë në këtë intervistë, dorëzojani që të avancojnë në qasjet me qeverinë përse ka vepruar kështu me ju.