Wed, Nov 27, 2024

Ndikimi i Baktereve tek Shëndeti i Trurit – Ushqimet që ju Duhen

  • PublishedFebruary 8, 2024

Në trupin e njeriut mund të numërohen deri në 30 trilion qeliza dhe plot 40 milion baktere.

Këto shifra janë tregues i mjaftueshëm se kush e ka kontrollin e organizmit.

Sipas ekspertëve është pikërisht ushqimi ai që përcakton nëse bakteret bëhen armiqësore ndaj organizmit ose jo.

Studimet shkencore kanë nënvizuar prej kohësh lidhjen e fortë mes stomakut dhe trurit.

Gjetjet e shumë studimeve janë të mrekullueshme por edhe interesante, sidomos në lidhje me ‘të drejtën e fjalës’  që kanë bakteret në mbarëvajtjen e shëndetit.

Bakteret Dhe Truri

Bakteret e lartpërmendura kanë strehën e tyre në sistemin tretës.

Por shkencëtarët besojnë se bakteret munden të komunikojnë dhe të tjetërsojnë funksionet e trurit.

Problemet mendore siç janë depresioni, ankthi apo autizmi mendohet të kenë lidhje me florën bakteriale.

Për shembull, në disa studime është vërejtur se shumica e njerëzve të diagnostikuar me autizëm, vuanin edhe nga probleme gastrointestinale.

Shkencëtarët kanë zbuluar se në këto raste, pacientët kanë sasi më të pakëta të bakterit Bacteroides fragilis.

Bakteret Diktojnë Atë Që Hamë

Flora bakteriale ka të drejtën e fjalës jo vetëm në atë që ndiejmë por dikton edhe atë që hamë.

Sipas shkencëtarëve, në sistemin tretës të njeriut ka luftë çdo ditë.

Bakteret luftojnë njëri tjetrin për më shumë hapësirë dhe për mbijetesë.

Lloje të ndryshme bakteresh kanë nevojë për një arsenal të pasur për të fituar.

Arsenali në fjalë gjendet tek ushqimi.

Disa lloje bakteresh lulezojnë vetëm falë disa substancave që mund të jetë fibra ose sheqeri.

Ushqimet që konsumon njeriu ndihmojnë ose jo në lulëzimin e baktereve të mira dhe të këqija.

Për shembull, nëse ju konsumoni ushqime të pashëndetshme, bakteret që ushqehen me to do të kenë më shumë influencë në sistemin tretës dhe do të marrin kontrolin.

Këto baktere do t’ju bëjnë të dëshironi më shumë ushqime të shpejta e të pashëndetshme dhe nëse nuk ua plotësoni dëshirën, ato do të lëshojnë toksina.

Kjo është arsyeja që nëse një njeri heq dorë nga sheqeri, do të përballet me simptoma të lodhshme për organizmin.

Njeriu Kundër Baktereve

Nëse dëshironi të përmirësoni mikrobiomën në organizmin tuaj duhet të bëni disa hapa të rëndësishëm.

Hani Më Shumë Ushqime Me Probiotikë.

Prebiotikët synojnë të ofrojnë një larmishmëri bakteresh të shëndetshme në organizëm.

Duke ngrënë më shumë shparg, hudhër, karrota e domate do të përmirësoni ndjeshëm sistemin tretës.

Kujdes Me Antibiotikët

Antibiotikët dhe kontraceptivët shkatërrojnë bakteret e mira dhe ato të këqija dhe hapin rrugën për mikrobe të rrezikshme.

Antibiotikët duhen përdorur vetëm në raste urgjente.

Kujdes Me Alkolin

Alkoli i shkatërron bakteret dhe lëndon sistemin tretës dhe duhet pirë në sasi të moderuara.

Më Shumë Turshi

Nëse dëshironi të keni një florë të mirë bakterale  konsumoni më shumë ushqime të fermentuara siç është lakra turshi e pasur me baktere të mira për shëndetin./AgroWeb.org